“S’është koha për statuse hipokrite”/ Shkencëtari shqiptar: Të hetohet drejtori i QSUT

Ish-zv,ministri dhe shkencëtari Taulant Muka shpreh ngushëllimet për familjen e mjekut, që humbi jetën ditën e sotme, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Muka është shprehur se nuk është koha për statuse hipokrite, por për hetime ndaj personave të tjerë, që nuk morën masa dhe as nuk zbatuan protokollet e sigurisë.

“Hetim te drejtorit te QSUT per mosvendosjen e protokolleve te sigurise ne QSUT. Hetim te shefit te shebimit te hematologjise per mosvendosjen e protokolleve te sigurise ne departmentin e hematologjise”, shkruan ndër të tjera ish-zv.ministri Muka.

Statusi i plotë:

Vdekja e Prof. Arjan Pushit sot nuk kerkon statuse hipokrite e te nje “heroi postmortum”, POR:

-Hetim te Ministrise se Shendetesise per mungesen e protokolleve te sigurise ne QSUT dhe gjithe spitalet ne vend

-Hetim te drejtorit te QSUT per mosvendosjen e protokolleve te sigurise ne QSUT

-Hetim te shefit te shebimit te hematologjise per mosvendosjen e protokolleve te sigurise ne departmentin e hematologjise

-Hetim te Qeverise qe nuk pajisi QSUT dhe spitalet me kapacitete testuese per cdo bluze te bardhe dhe paciente qe shtrohet.

U prefsh ne paqe prof. Arjani, ngushellime familjes! Kontributi juaj do mbahet mend nga shume breza te edukuar dhe mesuar nga ju!