“S’është shumë mirë, por kështu jemi mësuar” Lori Hoxha tregon zakonin e familjes së saj që nuk i pëlqen aspak

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo nuk ngurron të ndajë me ndjekësit detaje nga përditshmëria.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, duke zgjedhur që ti përgjigjet fansave në Instagram.

Njëri prej tyre e ka pyetur: Flet shqip me familjen apo anglisht?

Aty blogerja nuk na ngurruar të zbulojë dhe një zakon që mesa duket nuk i pëlqen aspak.

“Bëjmë një miks, që s’është gjë shumë e mirë, por kështu jemi mësuar”, tha Lori.

Ndërsa në një tjetër postim të saj, ajo ka zgjedhur ti përgjigjet një tjetër fansi që shkruan se shqiptja është gjuha më e bukur në botë dhe se nuk duhet të përdor tjetër.

“E vërtetë, por kur i flet të dyja, ndonjëherë nuk gjen fjalët. E theksova që nuk duhet”, shkruan Lori Hoxha duke i rënë shkurt.