Thaçi flet pas aktakuzave: Do i përgjigjesha njësoj armikut, qoftë ai serb, sllav apo shqiptar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në një deklaratë për mediat, duke folur për aktakuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë.

Thaçi është shprehur se nuk ka bërë asnjëherë krime lufte dhe se nëse do ta kthente kohën pas do të bënte të njëjtat gjëra. Do t’i përgjigjej armikut me plumb, qoftë ai serb, sllav apo shqiptar.

Deklarata e presidentit:

Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer, mendja ime është e lënduar, por jo e turbulluar. Gjaku im është i nxehur, është i njetë me gjakun e atyre që më kanë mbështetutr në këtë rrugëtim për liri. Edhe në këtë raste edhe me gjakun e atyre që më kanë paragjykuar. Ndihem sot si asnjëherë më parë krejt i çliruar përballë ballafaqimeve politike. Jemi të gjithë bij e bija të kësaj toke, e duam të gjithë më të mirën për Kosovën. Të tjerë që i kam njohur gjatë rrugëtimin të gjatë, që kur isha djalë lagje që doja të ndryshoja botën, e deri tani me thinja të bardha. Kam menduar për gjyshërit, prindërit dhe fëmijën tim. Ai sot është burrë dhe mund të shohi në sy ata që ngritën procesin për krime lufte.

Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo akuzë për krime lufte, për këdo dhe kudo që kanë ndodhur. Bashkëluftëtërt e mi i kanë sfida shumë fabrikime të ulëta, dhe kanë triumfuar. Njejtë do të jetë edhe për mua dhe nga vëllau im nga gjaku i luftës. Krime lufte s’kam bërë asnjëherë, edhe po të ktheja kohën mbrapa në kohën e Millosheviçit, do të bëja të njejtën gjë. Do t’i përgjigjesha me plumb armikut, qoftë ai serb, sllav apo shqiptar. Për atë gjykatë unë kam dhënë mbështetjen time politike. Vendimi im asokohe ishte strategjik, për të mirën e Kosovës, dhe jo për përfitimet e mia personale. Por nga ana tjetër dikush duhet të bëjë bilancin e gjykimeve për krime lufte në Kosovë. Ja ku jemi sot. Serbia ecën në rrugën e negocimeve, ndërsa Kosova nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë për qytetarët. Unë nuk shoh ndonjë komplot kundër kosovës, por është e qartë ndasia mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kemi përgjegjësi, unë i pari dhe liderë të tjerë në Kosovë. Këtu te ne 21 vite bëhen gjykime për krime lufte, ndërsa në Serbi mbizotëron heshtja për këto krime lufte. Mijëra shqiptarë janë zhdukur nga regjimi i egër i Millosheviçit. Mund të jetë afër dita që na duhet t’i kërkojmë falje Serbisë, pse na kanë vrarë nënat, vëllezërit e shokët tanë.

Qytetarë të nderuar, në këto 20 vjet kam pasur mbështetjen e shumicës prej jush, duke iu shërbyer në institucionet më të larta. Në këto dy dekada edhe mund të kem bërë gabime. Lufta ka përfunduar, Kosova është e lirë dhe shtet sovran. Në këto vite kam punuar, dhe do vazhdoj të punoj për të mirën e Kosovës. Sot punoj jo vetëm për veten time dhe familjen sime, por dhe për ata shokë që kam varrosur. Për familjet e tyre.

Të dashur qytetarë, ne nuk shkuam në luftë për të fituar zgjedhje, por për të fituar lirinë. Ja vdekje ja liri.

Në luftë flija pak, por gjumi më rikuperonte. Pas luftës flija pak, por gjumi më shumë më sfiliste duke menduar punët që kisha për të bërë. Dua vetëm t’ju them që kam mbajtur mbi kurriz shumë akuza dhe ofendime gjatë këtyre viteve. Një gjë është e sigurtë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë një shkelje të ligjit nga unë. E vetmja shkelje ëshë ligji i Millosheviçit. Unë nuk jam shenjtor, por fati im më përcaktoi vijat e jetës. Nuk gjendet as në Kosovë askund në botë që t’i kem borxh, por kujdo që ma ka dhënë edhe njëherë votën sonte dua t’i them: Më fal që s’i kam bërë ato që ke pritur nga unë. Përulem para jush.

Kosova po hyn në një kapitull të ri. Historia jonë ka pasur shumë periudha sfiduese. Rrugën mund të ma presin, por nuk m’i cënojnë dot vlerat, as qytetarëve të Kosovës. Lajmërimi publik i aktakuzës është një skandal i madh. Asnjë krim nuk e justifikim lançimin publik. Është një bombë për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës. Kjo gjë do të shtjellohet në ditët në vazhdim. Apeli me të cilin dua të jap një mesazh: Kosova duhet të sigurojë funksionimin e institucioneve shtetërore. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara. Politika dhe ideologjia jonë ishte liria e Kosovës, as më pak as më shumë.