TRAGJIKE/ Trinjakët ngatërrojnë rezervuarin me pishinën, mbyten 2 prej tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rhine Ëestphalia, në perëndim të gjermanisë. Mësohet se trinjakët shqiptarë u futën në rezervuarin artificial të komshiut, duke menduar seishte pishinë-komardare që vendoset nëpër oborre, dhe u mbytën.

Së bashku me motrën më të madhe ata vrapuan përtej rrugës, ndërkohq prindërit flinin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e verës në qytetin Greven. Të katër fëmijët kaluan rrugën dhe shkuan në mini-liqenin e komshiut, duke menduar se mund të notonin atje, por fatkeqësisht dy prej tyre janë mbytur.

Ishte fqinji që zbuloi dy trupat e pajetë në orën 04:15 të mëngjesit. Menjëherë u kontaktuan shërbimet e urgjencës, të cilët u përpoqën t’i rikthejnë në jetë fëmijët. Fëmijët e vegjël, një djalë dhe një vajzë u dërguan në Spitalin Universitar në qytetin afër Munster në një gjendje kritike. I pari që humbi jetën ishte djali, e më pas vajza.

Vdekja e tyre u konsiderua një incident tragjik. Fqinji si dhe familja e fëmijëve të vegjël, janë në gjendje shoku dhe po trajtohen nga ekspertët, thuhet në raporte. Mediat lokale nuk e kanë emëruar familjen, por i përshkruan ata si një familje me origjinë nga Shqipëria.

Një i afërm i tha gazetës gjermane BILD: Fëmijët ishin mësuar me ujë, gjithmonë luanin dhe notonin në pishinat-komardare. Kështu ata menduan se ai rezervuar ishte një pishinë e tillë, dhe u mbytën.