Turqia nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm godet vendin, banorët e alarmuar lënë me vrap shtëpitë (VIDEO)

Toka në Turqi duket se nuk gjen qetësi.

Ky shtet është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas informacioneve që japin mediat vendase magnituda është 5.2 ballë e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Marmaris në provincën jugore të Mugla.

Lëkundja ndodhi në orën 20:43 me orën lokale dhe thellësia 61.4 km në brigjet e Mesdheut .

Tërmeti është ndjerë dhe në Izmir, Antalia dhe provincat përreth.

Për fat të mirë nuk raportohen dëme të mëdha materiale ose viktima.

Banorët janë ndjerë të alarmuar, dhe në pamjet e mëposhtme shihet se si kanë reaguar gjatë lëkundjeve, ku nuk kanë ngurruar të lënë shtëpitë me vrap apo ambjentet e tjera në të cilat ndodheshin.