Aktivistët në rrënojat e Teatrit, mbjellin simbolikisht 3 fidanë ulliri

Aktivistët e Aleancës për Teatrin janë mbledhur ditën e sotme në rrënojat e Teatrit Kombëtar. Ata kanë mbjellë 3 fidanë ulliri në mënyrë simbolike.

Kanë kaluar 1 muaj e gjysmë nga shembja e Teatrit dhe aktivistët kanë hyrë brenda rrethimit, në të cilën ndodhej godina e vjetër dhe kanë mbjellë 3 rrënjë ulliri.

Aktivistët kanë zbuluar simbolikën dhe sipas tyre një pemë është për Teatrin, një pemë për Bashkimin Europian dhe një për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e parë të 17 majit shkaktoi përplasje të shumta mes aktorëve, aktivistëve e politikanëve të opozitës me Policinë. Reagimet për shembjen e godinës së vjetër të TK erdhën dhe nga politikanë europianë dhe vetë Komisioni Europian.

Foto nga rrënojat e Teatrit: Aktivistët mbjellin pemë: