Aktivisti Shabani tregon çfarë i tha Basha: Më premtoi se do dilte pro listave të hapura

Tema e diskutimit të ditës ka qenë hapja apo jo e listave. Kryeministri Edi Rama është shprehur se është dakord me nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave.

Aktivisti Endri Shabani, i ftuar në Open, ka treguar sesi Lulzim Basha i ka premtuar se do të dilte pro hapjes së listave, ndërkohë që po bën të kundërtën.

“Po them diçka që se kam thënë më herët. Basha ma ka premtuar se do dalë pro hapjes së listave. Ma ka thënë tekstualisht që do dalë pro hapjes së listave. Tashmë ai nuk po mban premtimin. Basha po mbron një sistem që e ka bërë Rama me Berishën në vitin 2008”- tha Shabani.