Banka Botërore ‘hap thesin’, i jep 15 milionë euro Shqipërisë për luftën ndaj pandemisë

Një lajm i mirë vjen së fundmi nga Banka Botërore për Shqipërinë.

Mësohet se ky institucion i rëndësishëm ka miratuar financimin e 15 milionë eurove për vendin tonë.

KËto para do të shërbejnë për të parandaluar, zbuluar dhe të forcojë sistemet kombëtarë për gatishmërinë e shëndetit publik në kuadër të luftës ndaj pandemisë.

Financimi mbulon një sërë ndërhyrjesh për të forcuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të mbrojtur jetën.

Duke iu përgjigjur kërkesës së Qeverisë, projekti do të sigurojë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë. Ndihma perfshin zbulimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nderkohe qe fodnet do te shkojne per testime ne popullate, ; sigurojnë furnizime për të forcuar mbikëqyrjen dhe gjurmimin e kontakteve; investojnë në kujdesin shëndetësor dhe pajisjet laboratorike publike dhe pajisjet mbrojtëse personale; rritin numrin e shtretërve të kujdesit intensiv; dhe forcimin e aftësive për të vlerësuar dhe modifikuar kërkesat për distancën fizike.

Projekti gjithashtu do të trajnojë stafin mjekësor në kujdesin per COVID-19 dhe parandalimin e infeksionit. Ndërsa Shqipëria ka hyrë në fazën komplekse të rihapjes së ekonomisë së saj, projekti do të ndihmojë gjithashtu në intensifikimin e komunikimeve me publikun.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paparë. Unë do të doja të njiohja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxheri i Bankës Botërore për Shqiperine.

“Duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me evolucionin e pandemisë, hartimi i projektit është fleksibël për të akomoduar nevoja që ka të ngjarë të ndryshojnë pasi njohuritë rreth epidemiologjisë COVID-19 evoluojnë.”

Përfituesit e projektit do të jenë njerëz të infektuar tashmë me COVID-19, qytetarë në rrezik, veçanërisht të moshuarit, dhe persona me semundje kronike, personel mjekësor dhe urgjenca, ofrues të shërbimeve në objektet mjekësore dhe testuese, si dhe agjencitë e shëndetit publik të angazhuar në përgjigje të krizës.