“Bëji yzmet burrit, lëri fotot” Komentuesi ‘kryqëzon’ bashkëshorten e Veliajt, por ja si i përgjigjet ajo

Dy ditë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj bëri me dije se kishte rezultuar pozitiv pas kryerjes së tamponit për virusin.

Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të kishin kujdes dhe deklaroi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me anëtarët e familjes.

Por ndërkohë bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram.

Sigurisht, ndër komente nuk kanë munguar dhe kritikat nga ndjekësit.

Dikush i sugjeron Ajolës të kujdeset për kryebashkiakun e t’i lërë fotot në Instagram, ndërsa nuk ka vonuar shumë përgjigjja e saj.

“Hallin tim s’e paske fare e. Po i bejme te dy yzmet njeri tjetrit, pa merak. Beji dhe ti yzmet jetes tende dhe mos i paragjyko te tjeret pa i njohur hic”, i është përgjigjur ajo pa hezituar.