Duma: Rama nuk do e përçajë dot opozitën e bashkuar

Ish-deputetja Grida Duma është shprehur se heqja e koalicioneve brenda natës dhe ndryshimi i sistemit janë lojra politike të Edi Ramës.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Duma thotë se Rama po e ndryshon sistemin për veten.

Pragun e kërkuar nga opozita parlamentare për partitë e vogla, Duma e cilësoi si absurde pasi pakica po tenton t’i rrisë pragun vetvetes.

“Çdo të thotë të ndryshosh sistemin brenda natës, çfarë është kjo? Me popullin nuk e bën, nuk e bën me partitë politike, me kë po e bën? Me opozitën në parlament? Ato nuk janë palë politike, Rama po tenton ta bëjë me vetveten. Nëse do të kishin interes demokracinë e vendit nuk do të shkonin të rrisnin pragun e partive të vogla duke i lënë ata jashtë. Pakica kërkon të rrisë pragun e vetvetes, që këtu bie kjo kërkesë e saj që përfaqësohen gjoja si kundërshtare, por po bëjnë një lojë. Rama nuk do e përçajë dot kurrë opozitën e bashkuar, ne jemi të unifikuar”, tha Duma.