Durrës/ Qëlloi me ar*ë në ajër, policia jep detaje

Në lagjen nr. 13, në Durrës, janë shënuar disa të shtëna me armë zjarri. Duke iu referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se pas një konflikti të çastit, shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.