E rëndë/ Bie në kontakt me korentin, humb jetën një grua. Policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Kukës.

Mësohet se një grua teksa ka qenë duke ndezur pompën e ujit e ka zënë korenti dhe për pasojë ka humbur jetën.

Familjarët e kanë dërguar për në spital por pavarësisht përpjekjeve ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë policia ka sqaruar ngjarjen me anë të njoftimit zyrtar.

Kukës/ informacion paraprak.

Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompën e ujit e ka zënë korrenti.

Është dërguar në Spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.