E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në rrugë, dalin detajet e para


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Trupi i një personi të pajetë është gjetur në trotuar, në afërsi të lagjes Don Bosko.

Bëhet fjalë për një burrë rreth 60 vjeç.

Sipas dyshimeve paraprake mund të bëhet fjalër për një atak kardiak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.