E rëndë/ Merr flakë makina ku udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe emra të tjerë: Zoti donte të shpëtonim

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur disa personazheve të njohur në vendin tonë mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për një udhëtim mes miqsh që për pak mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

E gjithë skena i ka ndodhur aktorit Ermal Mamaqi, sopranos Inva Mula, psikologes Mirela Sula e disa të tjerëve të cilët ishin nisur në një udhëtim drejt Tropojës.

Pamjet live i ka publikuar Sula  e cila tregon me video sesi mjeti tip furgon me të cilin po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës dhe për fat të mirë ata kanë arritur të dalin në kohë.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë”, tregon ajo, ndërsa duket edhe automjeti në flàkë më tej rrugës.

“Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, thotë ajo më tej ndërsa u drejtohet miqve të saj.