E TMERRSHME/ Nënë e bijë ishin praktikante të Jehovait, vajza kishte humbur jetën prej 2 javësh

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë pasdite në Kombinat, ku nënë e bijë u gjendën pa jetë në banesën e tyre.

Sipas raportimeve, shkaku i vdekjes lidhet me faktin se ato ishin besimtare të Jehovait.

Bëhet me dije se Anisa Josifi kishte dy javë që kishte vdekur, ndërsa nëna e saj priste që ajo të ringjallej. Ndërkohë, vajza tjetër e familjes Blerta Josifi është në spital në gjendje të rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në vendin tonë pasi edhe më herët praktikantë të Jehovait janë vetëvarë me besimin se mund të ringjallen.

Ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës. Dyshohet se dy viktimat dhe vajza tjetër që është në gjendje të rëndë në spital kanë përdorur substanca helmuese për t’u vetëflijuar.