Hapi final/ Këshilli Politik më në fund mbyll punën, dorëzon në Kuvend draftin për Zgjedhoren

Më në fund Këshilli Politik ka arritur të mbyllë negociatat mesnatën që sapo lamë pas.

Kështu, mësohet se sot do të depozitohet në Kuvend drafti përfundimtar mbi Reformën Zgjedhore.

Ky i fundit është dorëzuar nga Damian Gjiknuri, i cili është njëkohësisht dhe përfaqësues i PS-së në Këshillin Politik dhe bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Amendamenet janë ndryshuar në lidhje me vendimmarrjen e KQZ-së dhe listën e deputetëve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor vijnë pas arritjes së dakordësisë me opozitën.

Po ashtu është përcaktuar mënyra sesi do të mundësohet vota e emigrantëve.

Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, të cilët deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të dala në zbatim të nenit 24 të këtij ligji.

Ndërsa, kuota gjinore ka mbetur 1 në 3 me refuzim liste.