Jo vetëm Zani Çaushi/ Edhe Gaxhai kërkon ulje dënimi, kush është ‘forti’ i Vlorës që tmerroi qytetin në 97’


Një ditë pas Zani Çaushit, edhe një tjetër ‘i fortë’ nga Vlora ka kërkuar ulje dënimi ne 90 ditë.

Bëhet fjalë për Gazmend Brakajn, i njohur ndryshe dhe me pseudonimin “Gaxhai”.

Kërkesa e Brakajt është depozituar më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjyakata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, ka vendosur që ta pushojë këtë gjykim, pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait; nuk është paraqitur në sallë.

Gaxhai njihet për bëmat e tij në vitin famëkeq 1997, në një kohë kur e gjithë Shqipëria u përfshi në një luftë civile.

Banda e Gaxhait ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë vitit 1997, kur në Vlorë sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie.

Ndërkohë, Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë.

Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari.

Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.