LAJM I FUNDIT/ Ekze*utimi në Elbasan, policia: Autorët janë larguar në kodrat përballë Paperit


Ditën e sotme mbeti i vrarë ne Elbasan 39-vjeçari Emiljano Ramazani. Ramazani është vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta.

Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Ata i kanë vënë zjarrin mjetit në ullishte dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Policia bën me dije se janë vënë në ndjekje të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.R, rreth 39 vjeç.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Shërbimet e Policsë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale  janë nisur FNSH dhe Renea, si dhe një grup specialistët të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pu punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çdo person qe mund t’i ndihmoje hetimit dhe zbardhjes se shpejte te ngjarjes mund te telefonoje falas 112.