Lëndoi 4 persona, shoferja del nga makina duke kërcyer me bikini

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Spanjë. Një turiste është përplasur me semaforin dhe ka lënë të plagosur 4 persona.

Ajo çka duket e pabesueshme është fakti se ajo ka dalë nga makina me bikini duke kërcyer. Kjo i ka lënë pa fjalë qytetarët që ishin aty pranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i është afruar vajzës, por ajo pa e prishur terezinë ka filluar ta prekë nga fytyra.

Menjëherë efektivët kanë bërë të mundur arrestimin e saj, ku ka rezultuar se ajo ishte e dënuar edhe më parë për aksident.