Manastirliu konfirmon infektimin e foshnjes 2 muajshe: Ka shfaqur simptoma

Në pediatrinë e shërbimit të Infektivit është shtruar një foshnje 2 muajshe. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në Opinion.

Manastirliu tregon se fëmija ka pasur simptoma dhe është shtruar së bashku me nënën.

Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet. I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja.