Murrizi aludon për parti të re brenda PS-së: Ata kanë dhënë prova se mund të ndahen

Deputeti Myslim Murrizi është sprehur se me afrimin e zgjedhjeve mund të ketë edhe lëvizje brenda partisë, që do të sjellin krijimin e nismave të reja.

Në emisionin RepolitiX, Murrizi tha se në PS ka shumë të pakënaqur ndaj nuk përjashtoi mundësinë që të ketë surpriza brenda partisë që sot drejton vendin.

Mentor Kikia: Dmth Rama e ka të sigurt prap fitoren?

Myslim Murrizi: Pse?

Mentor Kikia:  Me këtë shkartisje të votës opozitare, i fituar ai del.

Myslim Murrizi: Pse mendon se Rama i ka të gjithë vaj ata të vetit?! Hajde ca ditë aty, hajde dëgjoji çfarë thonë. Viti i fundit i 8-të ka surpriza që andej. Në 2003 u krijua LSI, 97-03 pasi po ikte Nano.

Denis Minga: Po thoni që mund të krijohet parti e re brenda PS?

Myslim Murrizi: Po sepse, të gjithë ata faktorët, baballarët, mamallarët e kombit tek PS që po nuhasin se nëse nuk ndryshon kjo për të bërë listë më vete, nuk do të jenë te lista e tij ata kanë dhënë prova që ndahen. Edhe LSI pjellë e tyre është.