E trishtë/ Ndahet nga jeta para kohe mjekja e njohur, nënë e dy vajzave (EMRI)

Një lajm i hidhur vjen së fundmi për mjekësinë shqiptare.

Mësohet se doktoresha e njohur Albana Çela është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Ajo ishte me profesion kirurge, pedagoge dhe nënë e dy vajzave.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Çelës e ka njoftuar Shoqata e Infermierëve, të cilët i kanë dedikuar një mesazh prekës.

“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura për të gjithë ne që të njohim.

Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”, thuhet në njoftimin e shoqatës së infermierëve.

Të shumtë janë kolegët, miqtë e dashamirësit që janë tronditur nga ky lajm i trishtë dhe ende nuk e besojnë dot që doktoreshë Albana Çela nuk jeton më.