“Nuk e quaj kineast”/ Hazizaj ironiozon filmat e Mamaqit: Dhe unë mund të montoj disa pjesë…

Aktori i njohur Gent Hazizi ka folur për dy filmat e realizuar nga Ermal Mamaqi.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Hazizi u shpreh se Mamaqi është i suksesshëm, por nuk mund ta quaj kineast, kineast mund të quaj Gjergj Xhuvanin.

Ai merr si shembull Gjergj Xhuvanin dhe shprehet:

Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra. Unë ja them publikisht, mund t’ja them edhe personalisht, e mira është që të mos vetëquhet kineast. Unë nuk mund të quaj kineast atë, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film.