Operacioni anti-dro*ë, jepët masa e sigurisë për 7 të akuzuarit

Është marrë masa e sigurisë për 7 persona, që merreshin me trafikim lëndësh narkotike.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kleo Bregun 55 vjeç, Rexhino Muçajn 25 vjeç, Alban Koshin 53 vjeç, Ilirjan Zaimi 51 vjeç dhe Mariglen Duçellari 65 vjeç.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar edhe arrest me burg për Elton Hamza 37 vjeç dhe Robert Myftari 47 vjeç. Personat në fjalë janë në kërkim nga policia, të cilët mendohen se kanë pasur edhe rolin drejtuses.

Ky grup kriminal zhvillonte aktivitetin e tij nga viti 2015, me itinerar Vlorë-Bari.