PANDEMIA/ Infektohet foshnja 1 muaj e gjysmë, rasti i parë në vend

Situate e krijuar prej koronavirusit sa vjen e bëhet edhe më alarmante. Një lajm i hidhur vjen nga spitali Infektiv.

Një foshnjë rreth 1 muaj e gjysmë ka shfaqur simptomat e virusit dhe për këtë arsye ndodhet i shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së, raporton Oranews.

Dyshohet se fëmija eshte infektuar nga e ëma, nderkohë që pritet të dalë përgjigja e tamponit edhe për të.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që kemi një femijë të shtruar për shkak të koronavirusit.

Pritet një përgjigje mga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë rast.