Parashikimi i motit, ja surprizat e ditës së enjte

Dita e enjte do të ketë kthjellime e vranësira deri nga mesdita, duke sjellë edhe reshje shiu në qendër dhe në jug, por shira të izoluar në veri.

Nata sjell përmirësim të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri ne 29°C maksimumi.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.