Produkte të huaja apo vendase?/ Eksperti: Konsumatori mosbesues, kemi mungesë laboratoresh

Në anketën e fundit të kryer nga “Barometri i Ballkanit 2020” rezulton se vetëm 65 shqiptarë zgjedhin të konsumojnë prodhime vendase, ndërsa 32% duan të konsumojnë prodhime nga Evropa Perëndimore.

Eksperti Ervin Resuli i ftuar ne Ton Channel, ka deklaruar se kjo mosbesueshmeria e konsumatorit shqiptar vjen si pasoje e punes se dobet se institucioneve dhe e mungeses se laboratoreve bujqesore.

Nese kemi nje produkt Gjerman dhe nje Kinez te gjithe do zgjidhnin ate gjerman sepse shteti ka nje besueshmeri institucionale e cila garanton edhe cilesine”- u shpreh eksperti Resuli.

Sipas tij, fakti qe ne prodhojme dhe eksportojme ne te gjitha vendet e botes do te thote se produktet tona jane cilesore, ne te kundert do te bllokoheshin kamionet tane qe ne dogane, por problemi me konsumatorin vendas ka dhe nje ndikim mediatik ku bujqesia ka pesuar nje konotacion negativ.