Risi në Bashkinë e Shijakut, kryetari do nisë “kurset” e turqishtes për stafin

Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana po sjell risi në Bashki.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Arbana lajmëron se do të ndajë me stafin njohuritë e tij të gjuhës turke. Ai do të japë falas një “kurs” turqishteje 2 herë në javë.

Për Arbanën është shumë e rëndësishme motivimi i stafit, madje e lidh me produktivitetin në punë.

“Njeriu dhe bota janë komunikim i vazhdueshëm, ndaj përveç organizimit racional dhe me përgjegjshmëri në punët e përditshme administrative, ne gjejmë kohë edhe për zhvillimin e vazhdueshëm professional”, thuhet në postimin e kryetarit.

Ndër të tjera, ai shprehet se gjuha angleze do të jepet nga këshilltari i tij, për ta përmirësuar.