TRAGJIKE/ 36-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i 5-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë. Një 36-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i një pallati. Si pasojë ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar të kryejë aktin e vetvrasjes.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .