TRAGJIKE/ Motra s’i përgjigjej në telefon, gjenden pa jetë nënë e bijë në banesë

U gjendën të pajeta në banesën e tyre nënë e bijë. Bëhet fjalë për shtetasen Zhaneta Josifi dhe vajzën e saj Anisa Josifi.  Ndërkaq, vajza tjetër, Blerta Josifi ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas njoftimit të policisë, vëllai i Zhanetës ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmën e tyre, pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifin 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .