U zhduk në liqen bashkë me të birin, gjendet trupi i aktores

Një ngjarje tragjike ndodhi para disa ditësh, ku aktorja e njohur Naya Rivera u zhduk në liqen së bashku me djalin 4-vjeçar.

Ditën e sotme u gjend trupi i saj në liqenin e Kalifornisë.

“Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura konstatuan trupin të hënën në mëngjes”, tha kapiteni Eric Buschoë, një zëdhënës për këtë zyrë. Ai tha se trupi do të ekzaminohej dhe më pas do të bëhej identifikimi i saktë, por ata shprehen të bindur se është trupi i aktores.

Pasi u bë publik lajmi se ajo u zhduk, më 8 korrik në liqenin e Pirut, ekipet e kërkimit filluan kërkimet në liqen duke përdorur helikopter, anije, drone, qen dhe pajisje zhytjeje.

Naya, ylli i serialit ‘Glee’ dhe djali i saj 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, po notonin në Liqenin Piru. Më pas diçka e tmerrshme dhe njëkohësisht e çuditshme ndodhi. Djali i vogël ishte i vetëm në barkë, dhe nuk kishte asnjë shenjë nga nëna e tij. Ditët në vijim pritet dhe të zbardhet ngjarja e rëndë.