“Unë ia dola, nëna e prishi sakrificën” Flet Blerta Josifi, ja çfarë deklaroi pas 40 ditësh pa ushqim


Dalin detaje të tjera të rënda nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën.

Blerta Josifi, 34-vjeçarja që vendosi të vetëflijohej në banesë së bashku me të ëmën por që më pas mbijetoi, ka folur përpara oficerëve të policisë.

Ajo ka treguar se kishin mbi 40 ditë që nuk konsumonin ushqim, ndërsa e motra e pajetë, trupin e së cilës e mbanin ende në banesë, kishte mbi 1 vit që kishte vdekur.

“Nëna e prishi sakrificën, vdiq! Unë ia dola, jam ende gjallë. Do ringjallem,”-mësohet se ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se dje në zonën e Kombinatit në Tiranë u zbulua një skenë makabre brenda një apartamenti.

Zhaneta dhe Anisa Josifi nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër Blerta ndodhet aktualisht në spital.

Dyshohet se të treja e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit që bënin pjesë “Dëshmitarët e Jehovait”.

Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur dhe kryefamiljarin.