Vajza e Ismail Kadaresë e suksesshme si babai, ja posti i rëndësishëm që merr në OKB

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare aktualisht punon si ambasadore e Shqipërisë në OKB.

Mirëpo një tjetër post i rëndësishëm do i ofrohet asaj në këtë institucion.

Së fundmi, mësohet se ajo është zgjedhur si zv/ Presidente për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetet sociale.

Besiana Kadare shkruan se  është krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

“Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shprehet ajo.