Vajza ideale/ Tayna po i ndërton prindërve një shtëpi të re

Tayna është një nga këngëtaret më të reja, por më të pëlqyera shqiptare. Edhe pse në një moshë fare të re, ajo po korr sukses në tregun muzikor. Rrjedhimisht edhe një nga reperet më të paguara, me çmime që variojnë 7-10 mijë euro nata në koncert.

Këngëtarja është edhe një vajzë e përkushtuar ndaj familjes. Shumë shpesh ajo poston foto me prindërit e saj dhe i falenderon për suportin ndaj saj.

Por Tayna ka vendosur t’jua kthejë prindërve mundin me një dhuratë. Ajo ka vendosur t’i ndërtojë atyre një shtëpi të re. Këtë e ka bërë vetë të ditur duke postuar pamje në “Instastory”, ku tregon se punimet sapo kanë filluar.

“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar Tayna krahas fotos.