Vetëflijimi në Kombinat/ Drejtori i Policisë: U futëm nga dritarja, gjetëm shënime fetare

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet, ku nënë e bijë u gjendën pa jetë në banesë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Jaupaj u shpreh se dyshimet e para lidhen me vetëvrasje dhe shton se viktimat nuk ishin ushqyer ditët e fundit.

Deklarata e Drejtorit të Policisë:

Policia ka dhënë njoftim paraprak ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës. Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan se zonjën e shtëpisë të ëmën të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije jorgan. U krijua grupi hetimor. Po kryhen veprime në vendin e ngjarjes. Paraprakisht eksperti mjeko ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Hetimet po vazhdojnë. Jemi në hetime intensive. Menjëherë do të ju njoftojnë.

Mendohet për një vetëflijim. Për këtë po grumbullojmë të gjitha materialet. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit.