Zaimina pozon sensuale, me veshjen ekstravagante paralajmëron: Një këngë e re po vjen

Këngëtarja Zaimima Vasjari njihet për stilin e saj tepër ekstravagant dhe për këtë është pëlqyer së tepërmi nga publiku.

Ajo i është përkushtuar biznesit dhe familjes, por mesa duket ka një surprizë për të gjithë.

Me një fustan të verdhë shumë sensual, të hapur tek pjesa e gjoksit dhe i çarë tek kofshët, e ulur në karrige Zaimina njofton se së shpejti do të lançojë një projekt të ri muzikor.

“Më ka munguar kjo, 4 vite më pas, një këngë e re po vjen…”, shkruan ajo krahas postimit.