Ahmetaj nënshkruan marrëveshje me Naçin: Do ndërtojmë 168 banesa në Thumanë

Ministria e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Fondacioni Firdeus, përfaqësuar nga Elvis Naçi kanë nënshkruar një marërveshje bashkëpunimi për të ndërtuar 168 banesa për të pastrehët në Thumanë.

Fomdacioni Firdeus mblodhi 9 milionë e 50 mijë euro nga donacionet e mijëra shqiptarvëe brenda vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, deri në SHBA e më tej.

Mbledhja e fondeve nisi menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, mbi 3,000 të plagosur dhe shkatërroi mbi 14,000 banesa.

Njoftimi i ministrit Ahmetaj:

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojëte hedhë themelet e para.