Anija e Rojes Bregdetare u përdor për festë, Xhaçka heq nga detyra Komandantin e Forcave Bregetare

Komandanti i Forcave Bregdetare, Artur Meçollari, është shkarkuar nga detyra, pasi ka lejuaranijen e Rojes Bregdetare të përdoret për celebrimin e fëmijës së një oficeri.

Meçollari e pranoi lirimin nga detyra dhe mohoi faktin se miratimi ishte dhënë nga ai.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari.

Vendin e tij e mori shefi i shtabit, general major Bajram Begaj, i cili u dekretua nga presidenti Ilir Meta.