Bulqizë/ Terrorizohet familja Reçi, qëllojnë me ar*ë para banesës

Pak momente më parë, familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës ka kaluar momente tensioni për shkak se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër përpara banesës së tyre..

Duke iu referuar të dhënave paraprake, mësohet se ngjarja është njoftuar nga Klodian Reçi. Ky i fundit mbante detyrën si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.

Ndërkaq, ai është shprehur se fillimisht është kërcënuar verbalisht e më pas është kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga të shtënat. Ndërkohë referuar burimeve, dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodian Reci si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.