Deklarata e fortë e mjekut: Në Kosovë është prekur nga virusi 20% e popullsisë

Infektologu Ilir Tolaj deklaroi se 20% e popullsise kosovare jane te infektuar me koronavirus. Ai pohoi se mesazhet e institucioneve apo Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës se deklaratat “këto dy javë janë vendimtare” kanë ndikuar keq të qytetarët duke perceptuar se pandemia ka kaluar.

Tolaj thotë se mbyllja e tepërt nuk ka rezultuar në ndalje të pandemisë në asnjë vend të botës e as në Kosovë.

Infektologu u shpreh se asnjë pandemi nuk përfundon pa u plotësuar disa kushte.

“E para është se ajo nuk përfundon pa u infektuar gjysma e popullatës e që më pas të krijohet një imunitet kolektiv ose të zbulohet një ilaç ose vaksinë që do të mundte virusin. Mund të jetë prekur rreth 20% e popullatës apo rreth 300 mijë persona”, tha ai per tv dukagjini.