Djali i Ramës fjalë të ndjëra për ndarjen nga jeta të gjyshes: Do mbetesh e paharrueshme tek unë

Djali i madh i kryeministrit Rama, Greg Rama i ka dedeikuar disa fjalë shumë prekëse gjyshes së tij Aneta Rama, që u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gregu shkruan se ajo do të mbetet e paharruar në memorien e tij për këshillat dhe batutat që shpesh bënte.

Bashkë me një foto kur duken bashkë duke parë në drejtim të një celulari, Gregu shkruan:

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”.