Doktor Pipero jep lajmin e papritur: Situata është shqetësuese, ja çfarë do të ndodhë javën që vjen në Shqipëri

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi se situata si pasojë e pandemisë është shqetësuese në Shqipëri.

Ai dha lajmin se do hapet së shpejti spitali Covid-3 ndërsa në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4.

“Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhet gati të hapet. Besoj se do hapet këtë javë që vjen.

Në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me viruset e gripit stinor”, u shpreh mjeku.