“E mbanin me forcë, s’e linin të dilte jashtë”, shokon me rrëfimin babai i 14-vjeçares që u zhduk në Vlorë

Videoja që po shikoni tregon banesën ku ka qëndruar për tre ditë me radhë Ergita Liço, e mitura nga Vlora, që sot u gjet në Fushë Krujë. Pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë shtëpinë, ku sipas Miklovan Liços, babait të të miturës, vajza e tij është mbajtur me forcë.

Ai shprehet se nuk i njeh personat dhe nuk u di as qëllimet, por që vajzën ia kanë mbajtur në një banesë të braktisur kundrejt dëshirës së saj.

“Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet,”- rrëfen babai.

Mikovan Liço, tre ditë pas denoncimit, e riktheu të bijën në shtëpi, në Vlorë. Nga një telefonatë, ai u informua se Ergita ndodhej në Fushë Krujë, dhe erdhi ta merrte. Më herët, Liço deklaroi për mediat se vajza e tij, për herë të fundit, para tre ditësh kur u largua nga shtëpia, kishte folur me një djalë me emrin Silvi.MM