E rëndë/ Nuk ia doli dot, humb jetën nga koronavirusi policja shtatzënë

Një lajm i trishtë është ai që vjen së fundmi nga Kosova.

Ka shkuar në 3 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID19 në Policinë e këtij shteti.

Mësohet se një efektive shtatzënë nuk ka mundur dot ta fitojë betejën ndaj koronavirusit.

E ndjera shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në Komunën e Shterpcës.

Varrimi i saj u bë të shtunën në mesditë.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19”, është shprehur ai.