Greqia nuk gjen paqe nga tërmetet, dy lëkundje të forta njëra pas tjetrës

Greqia vijon të ketë një aktivitet të lartë sizmik në 24 orët e fundit.

Vendi fqinj vetëm në këto orët e fundit është tronditur nga 4 tërmete të forta mbi 4 ballë të shkallës rihter.

Më kritike paraqitet situata në ishullin e Kretës, ku mëngjesin e sotëmn mediet greke raportojnë për dy tërmete të një pas njëshëm nga 4.2 dhe 4.4 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë në det, por lëkundjet janë ndjerë shumë në gjithë ishullin më të madh grek.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, por vetëm disa dëme të vogla materiale.