Ishte infektuar me koronavirus, gazetari i njohur jep lajmin e madh

Gazetari dhe moderator i njohur Bledi Strakosha e ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije vetëm gazetari me anë të një postimi në rrjetet, ku shkruan se ka rezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19.

Ndër të tjera ai shkruan se beteja e tij nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime. Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën,” shkruan moderator.

Kujtojmë që Bledi Strakosha ka rezultuar poztiv me Covid-19 më 28 korrik.