LAJM I FUNDIT/ Humb jetën pushuesi në Durrës, del nga uji dhe pëson arrest kardiak

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës.

Policia njofton se shtetasi me iniciale SH.XH. ka dalë nga uji dhe më pas nuk është ndjerë mirë. Dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia  e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe  dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.