Miratohen edhe 5,191 paga lufte për qershorin, ja sektori që përfiton

Qeveria është solidarizuar me sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, pasi është sektori më i prekur prej pandemisë, dhe ka miratuar një paketë ndihme financiare të re.

Do të përftohen 5191 paga lufte nga punonjësit  e këtij sektori dhe nga ata që janë larguar.

Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije lajmin dhe ka sqaruar se efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR.

Postimi i plotë i Ramës:

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)