Mrekulli/ Nëna e prekur me koronavirus sjell në jetë foshnjën te “Koço Gliozheni”

Një nënë e re e cila ishte e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë.

Sipas informacioneve të deritanishme, nëna mësohet se ka qenë e infektuar me COVID-19 në momentin që ka sjellë në jetë foshnjën ndërsa ky i fundit mësohet se është shumë mirë nga gjendja shëndetësore.

Ndërkaq, nëna bashkë me foshnjën kanë lënë spitalin në gjendje të stabilizuar shëndetësore, raporton Balkanweb.

Ndërsa, foshnja ditën që ka lënë spitalin ka rezultuar negativ në testin ndaj koronavirusit.