Panik në qëndër të fshatit, 26-vjeçari qëllon me armë, por policia shmang tragjedinë

Policia ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie në fshtin Qehaj të Tiranës dhe ka arrestuar të riun që gjuajti në ajër me armë zjarri.

Në kerkim është shpallur një person tjetër, që pas ngjarjes mundi të arratisej.

Në pranga u vu shtetasi A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.